Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka mohuar bisedën e tij me Astrit Avdylin të publikuar në përgjimet e gazetës Bild. Në emisionin “Opinion” Dako tha se personi me të cilin ka folur ai nuk është Astrit Avdyli.
“Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Në atë përgjim ma gjeni ju me kë jam duke folur. Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Nga ato që kanë dalë Astrit Avdyli flet me 5 persona dhe një mendje e hollë e ka bërë sikur ka folur me mua. Jam duke folur me një person tjetër, por jo me Astrit Avdylin. Të bëj sfidë të hapur… më mori njëri dhe më tha ky zë nuk është Astrit Avdyli” – tha Dako.





