Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, reagoi e habitur nga takimi i Albin Kurtit me studentët që kanë bllokuar mësimin në disa fakultete.

“S’i besova syve kur pashë Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri”, shkruan Kumbaro.

Sipas saj, kjo vizitë e kreut të Vetëvendosjes është pa lidhje me vullnetet për të përmirësuar botën universitare.

“Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt! 

Po fare pa lidhje!”.

Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”, përfundon reagimin e saj ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.