Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë së Shijakut në shtëpinë e një gruaje në moshë të thyer, uniformat blu kanë mbetur të habitur.
Ata kanë zbuluar në banesën e shtetases I.N., 85 vjeçe, 17 kg e 850 gramë material bimor e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Menjëherë pas gjetjes së lëndës narkotike, efektivët e policisë kanë bërë sekuestrimin e drogës dhe kanë nisur punën për identifikimin e kapjen e autorit, që ka fshehur kanabisin.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





