Përmes një statusi në “Facebook”, ish-deputetja Mimoza Hafizi ka kujtuar shkurtimisht disa nga arritjet e vitit që po lëmë pas, duke u ndalur edhe në sferën politike.

Hafizi nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryetarin e LIBRA-s Ben Blushi, pas konfliktit që të dy patën pak muaj më parë. Hafizi shkruan se ëndrrën që kanë mijëra votues kur zgjodhën më 25 qershor të votojnë për LIBRA-n, nuk mund ta zhbëjë dot intriganti e as ngatërrestari.

“I veçantë dhe në jetën time politike. Sepse qenë me mijëra ata burra e gra që shpresuan një politikë tjetër dhe votuan më 25 qershor LIBRA-n, alternativën politike që unë ngrita me shumë mund e dashuri, bashkë me qindra të tjerë. I përshëndes me respekt! Dhe me besimin se asgjë nuk ka humbur nga shpresa e tyre e as e imja. Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari! Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari ! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë.

Gëzuar Vitin e Ri 2018!”, shkruan Hafizi.

Marrëdhënia e saj me ish-deputetin Blushi u prish pas disa kohësh që ata themeluan partinë.