Komisioneri i Bashkimit Europian për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, deklaroi nga Durrësi ku mbajti një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, se reforma në drejtësi duhet të miratohet përpara mbylljes së sesionit parlamentar të verës, në mënyrë që në tetor të shohin rezultatet.
“Isha shumë i qartë dje. Bëmë një inventar të realizimit të 5 prioriteteve dhe drejtësia është në zemër të përparësive. Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimit të verës. Të respektohen mendimet e Komisionit të Venecias, të respektohet marrëveshja në parim që është arritur dhe të miratohet reforma në drejtësi. Miratimi është hapi i parë, ndërsa i dyti është zbatimi i saj. Duhet zbatimi i mirë që të mund të shohim në tetor rezultatet, që shpresojmë të jenë në drejtimin e duhur. Nëse është kështu, jam optimist”.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, deklaroi se në fokus midis pesë pikave të caktuara prioritare nga diskutimi, ishte edhe liberalizmi i vizave të shtetit të Kosovës, përballimin e krizës së refugjatëve, projektet e përbashkëta të investimit në Infrastrukturë dhe Energjetikë me Bashkimin Europian, si dhe investimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë me degëzim në Rinas, etj.
K.H.





