Komisioneri Europian për Zgjerim Në BE-së, Johannes H
ahn, me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter uroi miratimin e ndryshimeve kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë, duke e cilësuar si një ditë të madhe për Shkupin:
“Një ditë e madhe për demokracinë në Shkup, uroj të gjithë ata që vendosën të ecin drejt rrugës së BE-së. Pres që të respektohet vendimi i lirë i të gjithë deputetëve, veçanërisht i atyre që kaluan rreshtin sonte. Kemi nevojë për qëndrime shtetërore, jo lojëra partiake”– u shpreh komisioneri për zgjerim Hahn.
“Një votë, një hap i madh drejtë afrimit të marrjes së vendit që i’u takon në komunitetit tonë transatlantik”- ka shkruar Donald Tusk në gjuhën maqedonase në llogarinë e tij të Twitter.
Gjithashtu urimet kanë ardhur edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në # NATO”.