Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka propozuar që në fillim të miratohet reforma zgjedhore me rekomandimet e OSBE-së dhe të ndryshohet sistemi, ndërsa më pas të bëhen dy palë zgjedhje për njëherë, parlamentare dhe lokale për daljen nga kriza.
Përmes një postimi në Twitter, Hajdari thotë se zgjidhja për daljen nga kriza politike është vetëm një.
"Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008-s, të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend", shkruan Hajdari.
Por shumica e drejtuar nga kryeministri Rama ka deklaruar se deri në dhjetor do të miratohen rekomandimet e OSBE-së, por jo ndryshimi i sistemit, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht zgjedhjet e parakohshme.





