Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore pas takimit të ekspertëve dhe përfaqësuesve politikë për këtë reformë, në një prononcim për mediat tha se nuk është përjashtuar nga tryeza diskutimi për sistemi politik, ndërsa shtoi se ndryshimet mund të sjellin edhe riformulim të Kushtetutës.
“Ramë dakord për kalendarin, çështjet që do shtrojmë. Të gjitha duan kohën e duhur dhe seriozitetin e duhur që te jemi në gjendje të arrijmë në dakordësi. Me rendësi është të arrijmë në një produkt final, që të jetë i duhuri dhe më i përshtatshmi për të garantuar të drejtën e zgjedhurit, t’i heqim presionin politik, që qytetarët e kanë patur të pamundur të mendojnë të lirë. Me rëndësi është transparenca e kësaj tryeza, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve. Sot ka patur prezencë të OSBE e BE-së, gjithashtu ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik. Pra ka një angazhim të fortë në lidhje me ketë tryezë. 15 marsi datë është ambicioze dhe shumë e pamundur, por ekspertët do ulen do punojnë paraprakisht, nëse është e nevojshme do ketë ndryshime edhe në kushtetute, jo vetëm ne Kodin Zgjedhor.” u shpreh Hajdari.





