Deputetja e opozitës Rudina Hajdari me anë të një konferencë për shtyp ka zbuluar edhe disa nga pikat që kanë diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Sipas Hajdarit drafti i dytë është një revolucion për administrimin e zgjedhjeve. Ndër të tjera ajo ka shtuar se KQZ dhe të gjitha strukturat e sistemit zgjedhorë do të ndryshojnë në mënyrën e funksionimit.
"U prezantua drafti i dytë. Do të ndryshojë nga fillimi në fund. Ky model do të jetë një model i pa varur politikisht. Ishte edhe aleanca e grave. Një propozim do të vij në javët në vijim. Do ishte risi të ngrinim kuotat. Drafti është një revolucion për administrimin e zgjedhjeve. Mbledhja sot në dy drejtime. Një arkitekturë të KQZ KZAZ do të ndryshojnë se si do të funksionojnë. Ekspertët e propozojnë se mandatet do të jenë të ndryshme. Do të kemi një seancë të dytë. Është draft ku flitet për administratë të re zgjedhore, kjo nuk duhet të cënojnë besueshmërinë e partive në sistem. Në mënyrë që të kemi gjithëpërfshirje ne duhet të kthjemë përgjigje palëve. Është një pikënisje e duhur por nuk kemi arritur konsensus për administratën zgjedhore. Prefesioni i Komisonerëve, nuk do të jetë thjeshtë nënpunës civil. Duhet të ndryshohet statusi i nënpunësit civil. Kemi hapa të tjera për të ndjekur. Pikë tjetër ishte përgjegjshmëria që këta individë do kenë kur të jenë anëtarë të KQZ. Edhe KASTI sistemi i ankimeve të shitblerjeve. Ata komisionerë do të kenë shumë përgjegjësi. Do të jenë njerëz jashtë strukturës. Kyçi është se do kalojë në kuvend me 2/3. Një llojë formule për 30 vitet e ardhshme. Vota e shqiptarëve do numërohet. Garancinë do e marrim në momentin që do pyete të gjithë. Do të kemi mbledhje tjetër për draftin e dytë. Edhe ndryshimi i sistemit do të jetë më një propozim brenda muajit nëntor. Ajo që po ndodh sot është në shërbim të shqiptarëve. Ka rënë besimi në votën e tyre. Të konsiderohet si një mbyllje kapitulli dhe për të parë një administrim të ri zgjedhjesh. Vullneti jonë është që të besojnë që vota e tyre të vlejnë për të gjitha zgjedhjet. Do ketë takim sërisht me shoqërinë civile. U kërkoj ekspertëve të marrin parasysh propozimet nga shoqëria civile dhe nga subjektet e tjera politike." ka thënë Rudina Hajdari.





