Deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit se kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski 30 minuta para zhvillimit.
Hajdari tha se ky ishte një akt i shëmtuar i shtetit tonë duke marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut është shtet aleat i Shqipërisë.
"Është për të ardhur turp që kryeministri Rama anuloi vizitën e tij me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Ai e anuloi këtë takim 30 minuta para se të zhvillohej. Është akt i shëmtuar i shtetit tonë që të anulojë një vizitë të tillë të një niveli kaq të lartë sidomos duke marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut është një shtet aleat dhe po ecën përpara me ne për të shkuar drejt rrugës së BE. Pra kemi disa sfida të përbashkëta. Ky anulim takimi ishte një shfaqje e shëmtuar."





