Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari në një prononcim për mediat, pas mbledhjes ka thënë se i qëndron bindjes dhe do kërkojë 100% lista të hapura.
Po ashtu Hajdari vuri në pah edhe atë që ajo e ka quajtur problemin më të madh në Këshillin Politik: “Rama do të mbajë tepsinë e vet, kemi Monën që s’do ti shqitet Lulit dhe Luli që do të mbajë vagonin e partiçkave.”
Në përfundim të fjalës së saj, Ai tha se do të kërkojë qartësim edhe se si do të veprohet në 25 prill me votën e diasporës, sepse nuk është qartësuar si duhet kjo pjesë.
“I thash që ne mund të ruajmë listat 100%, duke përdorur një mekanizëm që ka të bëjë me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Kjo do të thotë që qytetarët mund të votojnë në mënyrë të drejtë, por në fund i japim përparësi grave që marrin më shumë vota.
Sot ishte e qartë për mua dhe publikun, dhe problemi më i madh që ka ky Këshill është: Rama do të mbajë tepsinë e vet, kemi Monën që s’do ti shqitet Lulit dhe Luli që do të mbajë vagonin e partiçkave.
Ne kemi qytetarët që duan që në 25 prill të rrëzojnë këto parti të vjetra.
Shqetësimi dhe propozimi im është lista të hapura 100% dhe do kërkoj nga Këshilli një qartësim sa i përket votës së diasporës. Do kërkoj që kjo çështje të zgjidhjet”, tha Hajdari.





