Gjatë takimit me biznese duke iu bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e 16 marsit ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se më 16 mars do jetë fundi i qeverisë dhe se më 17 për Shqipërinë do të nisë një histori e re.

Për kryeprokuroren, Arta Marku, e cila tha se politika gjykon çdo çështje të prokurorisë, deklaroi se kryeprokurorja është politike PPP në shërbim te Edi Ramës dhe qeverisë.

Lidhur me pranimin e mandateve te deputeteve te PD si Lefter Maliqi, Noka u shpreh se Edi Rama ashtu si ka blerë votat ashtu po blen edhe mandatet. Ish-deputeti i PD-së duke komentuar “mosbindjen”  e Rudina Hajdarit për të dorëzuar mandatin,  deklaroi se ajo ka folur vetë dhe se te rreshtohesh përkrah Edi Ramës është gjeja e gabuar.

Sipas Nokës, po të ishte Azem Hajdari gjallë s’do ta kishte bërë një gjë të tillë.