Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngjallur reagime të shumta me deklaratat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndaj ndërkombëtarëve.

Pas deklaratave të tij, ka reaguar edhe deputetja e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari, e cila shkruan në “Twitter” se mesazhet e Metës ishin një çmenduri, për të cilat iu kërkon falje të gjithë diplomatëve të huaj në vendin tonë.

"Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri", shkruan Hajdari.