Pasi zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi tha se ishte "zhgënjyer" që Rudina Hajdari ka thyer heshtjen zgjedhore dhe që e mirëkuptonte sjelljen e saj derisa e ëma të kalonte vetingun, ka reaguar deputetja.
Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se nuk e njeh Blushin dhe ndaj nuk mëzitet por që i përgjigjet prej faktit që është zëdhënës i Presidencës.
"Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA", i drejtohet Hajdari-Blushit.
POSTIMI I PLOTË
Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem.
Po të kthej përgjigjje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij. Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora.





