Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka ndërprerë një telefonatë diplomatike me kryeministrin irlandez për të komplimentuar një gazetare.
“Hajde këtu, afrohu. Nga je? Një gazetare e bukur nga Irlanda. Ka një buzëqeshje të mrekullueshme, vë bast që kujdeset për veten”,- dëgjohet të thotë Trump, teksa gazetarja po afrohej drejt tij.
Ky veprim nuk është pritur mirë nga kritikët, të cilët e kanë cilësuar si një gjest i pahijshëm për një president, por të themi të drejtën Trump nuk ka pasur aspak faj. 37- vjeçarja Caitriona Perry, gazetare që nga viti 2000, ka me të vëtetë një buzëqeshje që nuk mund të kalojë pa u vënë re.