Victoria dhe David Beckham janë përballur me një situatë aspak të dëshiruar teksa shtëpia e tyre e pushimit në fshat është tentuar të grabitet nga njerëz me maska.
Çifti është vënë në dijeni menjëherë dhe fatmirësisht nuk kanë qenë prezent gjatë tentativës për të hyrë me forcë në banesë, pasi ndodhen në Australi me fëmijët e tyre.
Në fotot e publikuara nga kamerat e sigurisë shfaqen tre persona të maskuar dhe të armatosur që lëvizin në drejtim të shtëpisë 6 milionë dollar të çiftit të famshëm.
Gjithsesi kjo situatë nuk ka prishur pushimet e familjes Beckham.





