11shtator 2015 – Që nga kasafortat e deri te biçikletat apo pajisjet sportive. Çdo gjë që mund të shërbente për t’u shitur ka qenë në shënjestrën e një grupi hajdutësh, të përbërë nga shqiptarë dhe maqedonas. Policia italiane zbuloi tre prej tyre, nga 25 deri në 34 vjeç, të cilët vepronin jo vetëm në shtetin fqinj, por edhe në Austri e Zvicra.
Arrestimi u bë nga karabinierët e Bolzanos. Sipas tyre, hajdutët hynin në orët e natës në hotele, restorante apo pub-e. Aty zbërthenin kasaforta ku mund të gjenin para e bizhuteri, por merrnin me vete edhe biçikleta, aparate fotografike, materiale sportive, etj. Ata dyshohen se kanë kryer vjedhje me një shumë prej gati 250 mijë eurosh.
/portali DurresLajm/