Vëmendja e hajdutëve që veprojnë në Durrës, natën e së premtes, duket se është përqendruar në lagjen nr.12 të qytetit.

Policia e Durrësit ka dokumentuar tre vjedhje të denoncuara nga pronarët e dyqaneve në këtë zonë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se “janë vjedhur dyqanet ushqimor, parukeri dhe i peshkut, në pronësi të shtetasve S.J., N.K. dhe K.K., vjeç 64, 40 dhe 22, banues në Durrës”.

Mësohet se hajdutët kanë marrë në këto dyqane shuma parash dhe 1 aparat fotografik.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të akuzuar për veprën penale “Vjedhje” në bashkëpunim.