Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën e një biznesmeni në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në rrethana që ende presin të qartësohen nga policia.

Sipas të dhënave të para mësohet se grabitësit kanë hyrë në zyrën e biznesmenit Muharrem Muça me qëllim grabitjen e kasafortës.

Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes, rezulton se hajdutët kanë hyrë nga dritarja dhe kanë vjedhur kasafortën që biznesmeni mbante në zyrë.

Nga deklarimet e para mësohet se në të ka pasur vetëm letra me vlerë dhe jo shuma parash. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.