Reperi i njohur Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit Mozzik, ka rënë pre e grabitjes.

Ka qenë vetë këngëtari që ka denoncuar rastin, duke postuar në Facebook.

Mozzik shprehet se i kanë vjedhur 100 mijë euro cash, sende me vlerë, dhe 15 armë me leje.

Postimi i Mozzik:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .

Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)

Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore ,

Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .

Shnet Paçi !