Hajdutët kanë hyrë në kompleksin e kompanisë “Claudio Bravo”, që po ndërton në Buin, dhe kanë marrë, ndër të tjera, një kamion. Media kiliene ka raportuar se portieri i FC Barcelona, Claudio Bravo, është grabitur. Sipas njoftimeve, rreth orës 21:30, tre grabitës të armatosur rëndë hynë në ambientet e ndërmarrjes së Bravos, i cili nuk ka luajtur në “Copa del Rey”.
Këta individë të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e sigurisë, duke i lidhur këmbë e duar rojet aty. Kriminelët pastaj shkuan për të zbrazur bodrumet, të marrin edhe një kamion. Vetë Claudio Bravo, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, raportoi rastin, duke treguar fotografinë e kamionit të vjedhur.
Humbjet në këtë rast janë vlerësuar në rreth 84.000 euro (65 milionë pesos), por ende nuk ka lajme për hajdutët. Në të vërtetë, babai i Claudio Bravo, sipas të njëjtit informacion, ka ofruar një shpërblim prej rreth 2000 eurosh (rreth 2 milion Pesos) për çdo informacion mbi kamionin “Ford Cargo”, prodhim i vitit 2010, ngjyrë e bardhë dhe me targë regjistrimi BL-TK-36.