Një 65-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e hajdutëve. Ai ka kallëzuar në polici se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në banesë duke i vjedhur tri gjëra të shtrenjta për të.

Kështu, sipas kallëzimit, atij i kanë vjedhur qenin e racës pastor, një pompë uji dhe një damixhan me raki.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 27.09.2016, shtetasi S.B, vjeç 65, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 06.09.2016, në rrugën “Mentor Xhemali”, pranë banesës, i kanë vjedhur 1 pompë uji, 1 damixhanë rakie dhe 1 qen të racës “Pastor”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.