Banesa e Ave Cardinali në Pesaro, u grabit mesditën e djeshme ndërsa “skifterët” nuk u kursyen të vidhnin edhe vazon që mbarte hirin e djalit të saj të ndjerë, Patrizio-s. Djali i saj kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë ndërsa nëna i ka një thirrje hajdutëve që mësynë në banesën e saj që ti kthejnë hirin e të birit.

“I bëj thirrje zemrave të mira të hajdutëve: ju lutem më ktheni hirin e djalit tim. Çfarë do të bëni me të? Kam jetuar për djalin tim, pluhuri i tij është ajo që ka mbetur prej tij”, shprehet ajo në apelin e bërë publik në mediat italiane.

“Vëllai im thirri policinë që kontrolloi derën e thyer, shumë sirtarë të hapur dhe gjëra të mbetura brenda. Ndoshta kërkonin gjëra me vlerë por nuk i gjetën sepse unë nuk i mbaj në shtëpi. Me siguri gabuan duke marre vazon me hirin e djalit tim. Meqë ishte një objekt i bukur ata menduan se ishte me vlerë”, shpjegon më tej e moshuara.