DURRES, 27 mars 2013– Mbrëmjen e ditës së djeshme më datë 26.03.2013 Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë e Armë Durrës arriti të zbardhë një vjedhje me dhunë të ndodhur të ndodhur në fshatin Rinia Durrës më datë 25 Mars 2013.
Pas identifikimit, në orën 21.30 u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardian Kusaj, 29 vjec, banues ne fshatin Rinia Durres.
Shtetasi në fjalë, në bashkëpunim me një shtetas të dytë për të cilin po punohet për t’a identifikuar, dyshohet se rreth orës 22.00, kanë shkuar të maskuar në banesën e shtetasit A.V., 70 vjeç, banues në fshatin Rinia Durrës.
Pasi i kanë lidhur me litar gjymtyrët, i kanë kontrolluar banesën në të cilën kanë gjetur e marrë shumën prej 50.000 lekesh.
Po vazhdon puna për identifikimin e bashkautorit në këtë ngjarje.
Mbi të dy autorët e vjedhjes rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje me dhune e kryer ne bashkepunim”.





