Gjatë orëve të vona të natës të së shtunës, 3 ambiente biznesesh në rrugën dytësore Tiranë-Durrës kanë rënë pre e hajdutëve.
Burime policore të komisariatit nr.6 në Tiranë bëjnë të ditur se dy zyra kompanish janë vjedhur, ndërkohë që vjedhja e magazinës së një tjetër kompanie ka mbetur në tentativë.
Sasia e parave të vjedhura nuk është shumë e madhe, pasi në njërën zyrë janë vjedhur 7000 lekë dhe në tjetrën 8000 lekë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nuk specifikohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën bandë që ka realizuar dy vjedhjet dhe tentativën e vjedhjes apo janë grupe të veçanta.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë vjedhur zyrat e një kompanie, ku kanë marrë 7000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë tentuar të vjedhin magazinën e një kompanie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
- Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë vjedhur zyrat e një kompanie ku kanë marrë 8000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.





