Shtëpia e një qytetari nga Durrësi, i cili aktualisht ndodhet në Itali, i ka shpëtuar mbrëmë një grabitjeje falë ndërhyrjes së policisë që arrestoi në flagrancë dy hajdutët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në banesën e shtetasit P.H. në lagjen nr. 1, ku policia arrestoi dy të rinjtë Marjus Glloga, 22 vjeç, banues në Durrës dhe Redjon Mamli, 21 vjeç, banues në Mamurras.

Dy hajdutët ishin pajisur mirë me mjete për të realizuar “aksionin” e tyre. Policia njofton se ata kishin me vete kaçavidë, kriko makine dhe doreza që do të shërbenin për kryerjen e veprës penale.