Kabinë elektrike, kapanon e disa banesa kanë rënë pre e hajdutëve gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Durrësit.
Policia ka regjistruar 5 denoncime për vjedhje, ndërsa një person i akuzuar për një rast të kryer që në muajin korrik, u ndalua nga uniformat blu.
Sipas njoftimit policor për shtyp, bëhet e ditur se një kabinë elektrike është vjedhur në Bisht-Pallë, një kapanon i një firme në Fllakë si dhe dy banesa e një pronë private kanë qenë nën shënjestrën e hajdutëve.
Pjesa më e madhe e rasteve jaën regjistruar gjatë natës, koha më e përshtatshme që zgjidhet nga ana e hajdutëve, për të realizuar vjedhjet që ato piketojnë.
Po ashtu, u ndalua shtetasi në kërkim D.Sh., vjeç 29, banues në fshatin Shahinaj, Shijak. Për të, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, lidhur me një vjedhje që ai ka kryer më datë 26.07.2018.
PESË RASTET E TJERA
- Më datë 10.11.2018, gjatë natës, në Bisht-Pallë, është vjedhur kabina elektrike.
- Më datë 10.11.2018, gjatë natës në fshatin Fllakë, kanë vjedhur kapanonin e një firme, me administrator shtetasin A.K, vjeç 46, banues në Durrës.
- Më datë 10.11.2018, është vjedhur në pronën e shtetasit R.V, vjeç 57.
- Më datë 10.11.2018, gjatë natës, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit K.V, vjeç 34.
- Më datë 10.11.2018, në fshatin Xhafzotaj, është vjedhur banesa e shtetasit M.M, vjeç 61.
Për të gjitha ngjarjet në fjalë, policia thotë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.





