Duke përfituar nga fakti që së bashku me bashkëshorten kishin shkuar në Romë, për të marrë pjesë në një meshë që Papa ka kryer me përfaqësues të dioqezës së Bolonjës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë bolonjeze të ish-kryeministrit italian Romano Prodi dhe kanë marrë gjithçka.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen mes së premtes dhe të shtunës. Policia ka nisur hetimet dhe sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, nga banesa e Prodit janë marrë orë dhe xhevahire të çmuara.