7 mars 2015 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri. Pesë futbollistë të skuadrës Kano Pillars kanë mbetur të plagosur nga një grup hajdutësh. Kjo skuadër është ndaluar në Abaji, teksa po udhëtonin drejt qytetit Owerri për ta zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit ndaj Heartland FC-së, shkruan "BBC.com".
"Pesë lojtarë janë plagosur nga të shtënat me armë. Personat e armatosur kanë rrëmbyer aparate dhe gjëra të vlefshme nga lojtarët", ka thënë një zyrtar i klubit. Lojtarët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, derisa ndeshja mes Heartlandit dhe Kano Pillarsit është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





