22 maj 2015 – Një komando me 6 hajdutë shqiptarë në dy makina të vjedhura, grabisin me thyerje një dyqan cigaresh në qytetin e Breshias.
Njëra nga makinat ndeshet në një postbllok të Karabinierisë dhe tenton të shtypë njërin nga karabinierët. Kundër makinës hapet zjarr me një breshëri të gjatë dhe mbesin të plagosur lehtë të tre hajdutët shqiptarë që gjendeshin në të.
Videoja tregon skenën, kur hajdutët shqyejnë qepenët e dyqanit të cigareve.
Kliko këtu për të parë videon: http://www.ilgiorno.it/brescia/video/ladri-spari-1.980391
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/