DURRËS, 29 nëntor 2014 –   Policia e Modenës në Itali rastësisht bëri një zbulim të rëndësishëm, përsa i përket aktivitetit të bandave të strukturuara kriminale shqiptare. Policët arritën të kapin në qendër të qytetit, një veturë tip monovolumi të vjedhur nga një bandë hajdutësh shqiptarë. Gjatë kontrollit të veturës krahas pajisjeve të zakonshme për vjedhje u zbulua edhe një aparaturë  speciale, profesionale për zhurmim sinjali, e quajtur pengues frekuencash. Kjo lloj aparature në një rreze të caktuar bllokon sinjalet GMP dhe GPS, duke lëshuar sinjale zhurmuese (Jamming) me 12 antenat e veta.

Në këtë mënyrë hajdutët mund të vjedhin pa u shqetësuar, sepse në zonën e zhurmuar nuk do funksionojë asnjë sinjal anti vjedhje. Banorët nuk do kenë mundësi të bëjnë asnjë telefonatë apo të dërgojnë SMS në karabinieri apo kuesturë. Nga sinjalet e alarmit në telefonët e të zotve të shtëpive nuk do shkojë asnjë SMS paralajmëruese. Aparatura ka edhe opsionin për të hyrë në disa nga valët, që përdorin agjensitë ligjzbatuese italiane për të komunikuar.

Aparatura është blerë nëpërmjet internetit, ndonëse pak site interneti ofrojnë një aparaturë të tillë. Përdorimi i kësaj aparature kërkon një kualifikim paraprak d.m.th. nuk kemi të bëjmë me bandën e zakonshme të lacianve që thyejnë bravën apo shqyejnë qepenin dhe hynë për të vjedhur në banesë apo dyqan. Italianët dyshojnë, që në bandë militojnë edhe ish pjesëtarë të policisë apo shërbimit sekret shqiptar. Prandaj si automjeti tip monovolume edhe Nissan Murano i përdorur po nga kjo bandë po i nënshtrohen ekspertizës shkencore për të siguruar sa më shumë informacion për bandën.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/