Policia greke ka vënë në pranga ditën e djeshme 4 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande grabitësish.

Siç bëhet me dije, banda në fjalë vepronte në zonën e Janinës, ata i kryenin grabitjet me maska, duke shtuar se ishin shumë të dhunshme.

Për të arritur në kryerjen e grabitjeve, ata i kërcënonin viktimat, i lidhin dhe i rrihni, deri në plagosje të tyre.

Vitin e kaluar, grupi në fjalë gjatë një grabitje kishte dhunuar aq shumë një të moshuar, sa ai kishte ndërruar jetë në spital.

Përveç të arrestuarve, policia ka shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë.