Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur në lidhje për drejtësinë, ku tha se e vetmja çështje që nuk kompleksion PS është raporti i tyre me drejtësinë.
Spiropali tha se kryeministri Rama nuk e përdor politikën si armë, dhe se për të nuk ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë pis.
“Nëse ka një çështje që nuk na kompleksoni, është raporti ynë me drejtësinë. Nëse doni të marr shembuj të pafundmë të raportit tonë qytetar institucional dhe ligjor me drejtësinë, ky është është rasti.
Por ju jeni mësur me kryeministra që për drejtësinë kanë folur dhe nuk kanë vepruar. Rama nuk komenton mbi drejtësisë, nuk e përdor politikisht apo si armë, nuk bën populizëm por i lë të bëjnë punën e tyre duke besuar se deri në fund se ata njerëz që e drejtojnë do të bëjnë drejtësi, jo politikë.
Të gjitha garancitë ligjore ne i kemi dhënë. Ne e kemi bërë këtë ndarje, Gazi (Gazment Bardhi, dhe kjo ndryshon me atë që ke pas vetes (e ka fjalën për Berishën).
Ramën, nuk ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë atë pis në raport me drejtësinë. SKAP-i ky i krimit mash e drejtësisë, këto i bëni ju. SPAK të bëjë punën deri në fund se për këtë e kemi votuar. Hajdutët të shkojnë te vendi”, tha Spiropali.