Vetëm pak kohë më parë, Ministria e Brendshme lançoi iniciativën më të re, atë të instalimit të kamerave të sigurisë në çdo ambient publik, pallat, institucion apo edhe lagje me qëllim që të zbardhen sa më shpejt ngjarjet e ndryshme që ndodhin në vendet respektive.

Mirëpo, duke ditur se kamerat e sigurisë po bëhen çdo ditë e më tepër shkak për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme, kontigjentët kriminalë kanë filluar duke vjedhur aparatet e kamerave në mënyrë që askush të mos ketë fakte për veprat e ndryshme që mund të kryejnë nga filmimi i këtyre kamerave. Shqiptarja.com ka publikuar një video, ku tregohen qartë sesi dy grabitës kanë shkulur një kamera sigurie në një nga rrugët e kryeqytetit dhe duken qartë se këtë veprim e kanë bërë pas mbulimit të tyre me çadër.