Futbolli është goditur sërish nga grabitjet. Këtë radhë ka qenë kampionati italian i femrave ai që ka rënë pre e hajdutëve dhe e ka pësuar klubi i Romës. Futbollistet e Romës ishin duke zhvilluar stërvitjen e tyre të zakonshme në fushën “Giulio Onesti” dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë. Në momentin që futbollistet janë kthyer në dhomat e zhveshjes kanë vënë re që dyert ishin të hapura dhe mungonin sendet me vlerë të futbollisteve.
Persona të paidentifikuar kanë hyrë duke marrë telefonat, çelësat e makinave, kartat e bankës dhe portofolat e futbollistëve.Menjëherë pasi është vënë re diçka e tillë, janë njoftuar forcat e policisë të cilat kanë marrë deklaratat e futbollisteve dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar personat që kanë bërë vjedhjet. I çuditshëm është fakti se të gjitha dyert janë me sisteme sigurie dhe nuk kuptohet se si kanë mundur që të hyjnë pa u shqetësuar nga askush.





