Edon Zhegrova e nisi vitin e ri me një surprizë të hidhur. Shtëpia e sulmuesit të Lille, ishte objekt i një vjedhjeje gjatë natës së Vitit të Ri.
Ngjarjet kanë ndodhur pak para mesnatës, mbrëmjen e 31 dhjetorit.
Pasi mbërriti në vendngjarje, policia franceze zbuloi se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.
Hajdutët, pasi hyrën brenda nisën të kontrollin për sendet me vlerë, ndërkohë alarmi kishte rënë, rreth orës 23:50.
Pasi kanë kontaktuar me futbollistin, i cili nuk ishte në Francë, policia ka ushtruar kontroll në banesë për të konstatuar dëmet fillestare.
Sipas mediave francez Zhegrovës i kanë vjedhur veshje luksoze dhe sende të ndryshme me vlerë.
Në ditët në vijim Edon Zhegrova, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej jashtë vendit, do të bëjë denoncimin për këtë rast.
Pas sulmit nga agresorët, shtëpia e tij është nën vëzhgim nga një kompani private sigurie, teksa pritet që sulmuesi të kthehet në Francë.





