Një banesë është vjedhur me thyerje në lagjen nr. 7 të Durrësit, ndërsa një tjetër banesë po në këtë lagje është tentuar që të vidhet, por autorët nuk e kanë kryer dot ‘planin’ e tyre.

Dy rastet janë regjistruar një ditë më parë, ndërsa nuk është zbuluar ende nëse pas tyre fshihen të njëjtët autorë, pasi ata nuk janë identifikuar nga policia. Megjithatë, dyshimet janë që të jenë persona të njëjtë.

Banesa që u vodh me thyerje është e të moshuarës, shtetases S.U., 80 vjeçe. Aty kanë marrë dy ora dore dhe një unazë argjendi.

Ndërsa banesa tjetër ku u tentua të vidhej po me thyerje, i përket shtetasit S.D. 62 vjeç.

Ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.