Dy hajdutëve në Britani iu janë dashur vetëm disa sekonda për të grabitur një makinë.

Mediat e huaja kanë publikuar videon, ku shihet se si grabitet makina tip “BMW”.

Një prej hajdutëve, nëpërmjet një pajisjeje të veçantë gjurmoi sinjalin nga çelësi inteligjent i “BMW 1 Series” dhe arriti të hapte makinën në fare pak sekonda.

Një nga hajdutët më pas, shihet teksa ndez mjetin dhe largohet i pa shqetësuar. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.