Po kacavirrej në një pallat në lagje të Romës për të realizuar vjedhjen e rradhës.

Këtë herë hajduti ishte as më pak e as më shumë, por një 11 vjeçar i komunitetit rom.

Me anë të kacavjerrjes kishte mbërritur në ballkonin e katit të dytë, por aty u përball me policinë.

Për të shpëtuar paq kishte përgatitur një justifikim: Nuk jam hajdut, po stërvitesha për Parkour (një disiplinë që konsiston në kacavjerrjen dhe hedhjen nga çatitë dhe ballkonet.

11 vjeçari u diktua nga një polic që nuk ishte në shërbim, por që vuri menjëherë në dijeni kolegët e tij.

E zonja e shtëpisë ku 11 vjeçari kishte parashikuar të vidhte kishte harruar çelësat e shtëpisë, të cilat I mituri I kishte hedhur në rrugë, me siguri për t’ia dorëzuar ndonjë “kolegu” që do hynte natën në shtëpi.