DURRËS, 21 tetor 2014–  Ener Sadiku, 24 vjeç në 10 qershor 2014 vodhi me dhunë shtëpinë e një gjykatëseje 80 -vjeçare në pension. Nëna e Sadikut punonte shërbwtore-kujdestare për bashkwshortin e sëmurë me Alzhajmer të ish-gjykatëses. Ai nga tregimet e së ëmës dinte shumë gjëra për çiftin e të moshuarve dhe sendet me vlerë që kishin në shtëpi. Sadiku, pasi e kërcwnoi me jetë të moshuarën, e detyroi t’i tregonte, ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Sadiku vodhi arturina me vlerë rreth 30 000 euro si edhe 800 euro kesh. Nga marrja në pyetje e pensionistes së grabitur, karabinierët mësuan të dhëna me vlerë për identifikimin e hajdutit. Një nga indiciet më me vlerë ishte se hajduti kishte një tatuazh të madh në parakrah. Karabinierët, pas një pune të kujdesshme hetimore arritën ta identifikojnë hajdutin. Ener Sadiku u arrestua në aeroportin e Bolonjës, ndërsa po bëhej gati të hipte në avionin e linjës për në Shqipëri. Identifikimi definitiv i tij u krye në sajë të tatuazhit, që kishte në parakrah.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/