Kamerat e sigurisë kanë filmuar një hajdut fatkeq, i cili me motor ndalon pranë një banesë për të vjedhur një pako të lënë para derës.

Për ti bërë gjërat shpejt hajduti merr pakon dhe vrapon drejt motorit, por pakoja duket se dëmtohet pasi nga ajo nisin të bien rroba dhe dhe sende të tjera. 

Pasi vendos pakon në motor hajduti kthehet për të marrë sendet që kanë rënë në tokë por hajdutit i bien pantallonat dhe me to nëpër këmbë vrapon të hipi në motor për tu larguar.

Pronarët e shtëpisë në Colorado ia dërguan pamjet policisë për të ndihmuar në identifikimin e hajdutit që këtë herë nuk i shkoi fare mirë vjedhja.