Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një lokal në fshatin Jubë, në njësinë administrative Katund i ri, në Durrës, ka hyrë një hajdut për të vjedhur.
Por fati i keq e ka ndjekur 30-vjeçarin L.K., nga Rrushkulli. Në vend që të realizonte vjedhjen që kishte llogaritur në mendjen e tij, i riu ka mbetur i dëmtuar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A.V. dhe është dërguar në spitalin e Durrësit.
Në njoftimin e saj paraprak për ngjarjen, policia sqaron se 30-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





