Alarmi i sigurisë i një laboratori kozmetik nisi të bjerë dhe menjëherë në vendngjarje mbërritën brenda pak kohe roja dhe djali i pronarit. Të habitur, ata kanë parë përtokë dhe pa ndjenja hajdutin që kishte hyrë për të vjedhur.

Burri kishte shenja gjaku në ballë dhe menjëherë iu dha ndihma e parë deri në mbërritjen e policisë.

Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të çuditshme, policia e Venecias dhe pronari hapën kamerat e sigurisë.

Në vjedhje kishin marrë pjesë 3 persona, të cilët për rreth gjysëm ore ishin munduar të thyenin me çdo mjet xhamin e derës.

2 prej tyre ishin tërhequr dhe vetëm njëri, një 33-vjeçar nga Moldavia, kishte vijuar tentativën e vjedhjes. Pasi më në fund kishte hyrë brenda laboratorit, hajduti ishte kapur nga paniku, pasi alarmi kishte nisur të binte.

Në tentativë për të shpëtuar, ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte humbur ndjenjat!