6korrik 2015 – Një grua 77-vjeçare ra pre e grabitësit në tunelin hyrës të pallatit. Sipas policisë së Durrësit ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të ditës së djeshme. E moshuara me iniciale M.O, po hynte në pallatin e saj, në lagjen 12, pranë Urës së Dajlanit, ku një person i paidentifikuar e ka kërcënuar që t’i jepte vëthët e floririt.

Ajo i është drejtuar policisë pas disa minutash, pasi ka marrë veten nga ngjarja. Ende nuk dihet se kush është personi, i cili ka shfrytëzuar errësirën për t’i zënë pritë të moshuarës që po kthehej e vetme në shtëpi.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”