Një koleksionist vezësh i është shmangur dënimit me burg pasi vodhi pothuajse 3000 vezë zogjsh të egër nga foletë e tyre.

Daniel Lingham, 71 vjeç, nga Norfolk , u dënua me 12 javë burg, dënim i pezulluar me 12 muaj dënim me kushtet.

Ai u kap pas një bastisje në shtëpinë e tij më 25 korrik të vitit të kaluar zbuloi 2,995 vezë zogjsh të egër.

Disa prej vezëve ishin të fshehura pas një paneli banje dhe të tjera ishin grumbulluar në dhomën e tij të gjumit.

Ai më parë u deklarua fajtor për pesë vepra në Gjykatën e Magjistraturës Norwich më 20 shkurt.

Lingham u urdhërua gjithashtu të përmbushte një kërkesë 12-mujore të trajtimit të shëndetit mendor, duke përfshirë 15 ditë aktivitet rehabilitimi.

Atij iu tha gjithashtu të paguante 183 £ kompensim për Trustin Britanik për Ornitologjinë, 145 £ në shpenzimet gjyqësore dhe një shtesë prej 154 £ për viktimën.

Ai e mbuloi fytyrën me kapuç teksa po dilte nga ndërtesa e gjykatës dhe për gazetarët tha “No coment”.

Kjo është hera e tretë që Lingham dënohet për vjedhje vezësh. Në vitin 2005 ai u burgos për 10 javë pasi policia gjeti 4000 vezë zogjsh të egër brenda shtëpisë së tij.

Në vitin 2018 ai u burgos për 18 javë dhe iu dha një urdhër për sjellje kriminale 10-vjeçare pasi iu gjetën në zotërim më shumë se 5000 vezë.

Veprat për të cilat ai u dënua këtë herë përfshinin shkeljen e urdhrit të sjelljes. Urdhri e ndalon atë të hyjë në rezervatin natyror Holt Lowes, ku ai u kap duke vjedhur vezë në një kamerë kurthi për kafshë të egra, midis 1 shkurtit dhe 1 tetorit, si dhe zona të tjera zogjsh në mbarë vendin, shumë prej të cilave shfaqeshin në etiketat e vezëve të tij të vjedhura.