5 maj 2015 –Duke gdhirë e marta e 5 majit, një pensionist torinez 79-vjeçar kapi tre hajdutë shqiptarë në flagrancë ndërsa po i vidhnin shtëpinë.
Pensionisti hapi zjarr me një pistoletë kalibër 7, 65 mm. Pistoletën ai e kishte me leje prej rreth 40 vjetësh. Nga të shtënat me pistoletë mbeti i plagosur Flori Eollaj, 39 vjeç.
Ndoshta mediat italiane e kanë shkruar gabim mbiemrin e të plagosurit.
Flori u shtrua në repartin e neurokirurgjisë në Spitalin CTO të Torinos. Dyshohet se plumbi i ka prekur shtyllën kurrizore, prandaj mjekët e gjykojnë si shumë të rëndë plagosjen.
Karabinieria dhe policia kanë ngritur postblloqe për kapjen e dy hajdutëve të tjerë. Pensionisti italian po merret në pyetje nga gjykatësi i hetimeve paraprake për rrethanat e ngjarjes.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/