Itali, 10 maj 2014 – Mikel Bibaj, 28 vjeç, së bashku me dy bashkëpunëtorë, sapo kishin vjedhur me thyerje një vilë në qytezën e Olexhios (Oleggio), rreth 90 km larg Torinos, kur një komshi i të zotit të vilës njofton karabinierinë.

Makina e karabinierëve i bllokon rrugën makinës së hajdutëve. Dy prej tyre me maska ia mbathin nëpër fushë. I treti, Mikeli i pamaskuar dhe me një kaçavidë në dorë tenton të sulmojë karabinierët. Njëri prej karabinierëve qëllon në ajër.

Mikelit i bie kaçavida nga dora, por përsëri nuk dorëzohet, por përleshet me karabinierët. Arrestohet në flagrancë, për vjedhje me thyerje në grup dhe për rezistencë dhe plagosje të nëpunësit shtetëror.

Mikeli kishte vetëm pak kohë, që kishte dalë nga burgu i Bolonjëë, ku sapo kishte kryer 6 muaj burg po për vjedhje.

Në makinën e hajdutëve karabinierët gjetën disa bizhuteri të arta të familjes së vilës, pak para kesh dhe armë të vjetra muzeale të gjyshit të pronarit të vilës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/