Policia italiane arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët e një përpjekjeje për të grabitur një farmaci në Genova, pasi njëri prej tyre u tradhtua nga puthja që i dha të dashurës.
Autori u zbulua nga puthja që bëri para krimit me të dashurën e tij dhe ku tregonte fytyrën e zbuluar. Çifti nuk e kishte vënë re se ishte nën regjistrimin e një kamere sigurie që fiksoi skenën.
Falë këtyre imazheve, policia ishte në gjendje të rindërtonte momentet para sulmit dhe të gjurmonte identitetin e autorëve të grabitjes.





