Një djalë ka hyrë brenda një lokali në Durrës, gjatë mesditës dhe ka vjedhur gjithçka që ka gjetur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur personi që shihni në pamje, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, hap sirtarët dhe merr sendet.

Pasi merr një çantë dhe disa gjëra të tjera, ai largohet nga lokali, por kamerat kanë regjistruar gjithçka.

Vetë pronarët e lokalit kërkojnë që hajduti të kthejë dokumentet sepse kanë ngritur një denoncim.