17 dhjetor 2014 – Vazhdon momenti “jo” për Daniele de Rosin. Pas akuzave për bashkëpunim dhe biseda me organizata të mëdha mafioze në Itali, mesfushori i Romës ka pësuar një “incident” jo të këndshëm. Makina tip “Smart” e futbollistit verdhekuq, është përplasur në rrugën “Muro del Torto” në Romë. Por në bord, nuk ishte De Rosi, por një hajdut që i kishte grabitur mjetin në rrugën “Vottorio Emanuele”.
Hajduti, 43 vjeç, i njohur edhe nga forcat e rendit, është arrestuar nga karabinierët ndërsa përpiqej të largohej në këmbë.





